Për ne

Sneakpeek.mk është një platformë kushtuar të rinjve dhe jo vetëm, që përdor rrejtët sociale nëpërmjet të cilave shpërndan buletine të shkurtra informative.

Qëllimi është tu ofrojë të rinjve lajme të sakta e koncize, në format të pranueshëm për ta, si dhe të promovojë informimin e duhur, si një përpjekje serioze për të informuar të rinjtë.

Studimet sugjerojnë se të rinjtë konsumojnë shumë pak lajme ndërkohë siç dihet nëse ka Sneakpeek.mk është projekt që zbatohet nga Democracy Lab dhe mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur.

https://www.demlab.org/

Ekipi

.

Nazim Rashidi

Redaktor

Nazim Rashidi, redaktor dhe gazetar pranë TV Alsat në Shkup. Drejtues i emisionit “Programi 200”, një nga emisionet emblematike në gjithë eterin televiziv në Maqedoninë e Veriut. Më parë ka punuar 12 vjet për Shërbimin botëror të BBC-së, si redaktor dhe korrespondent duke raportuar në më shumë gjuhë. Aktiv në shoqërinë civile në fushën e medias dhe të drejtave të njërit si trajnues dhe ligjërues në projekte të ndryshme të organizatave vendore e ndërkombëtare. I diplomuar dhe magjistër për gazetari në Universitetin e Tiranës.

.

Ana Kollovska

Gazetare, prezantuese

Ana Kollovska është studente në vitin e dytë në Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike pranë UKM-së në Shkup. Ajo bën pjesë në organizatën studentore BEST Shkup. Është organizatore e shumë eventeve. Kohëve të fundit pati përvojë edhe si përgjegjëse për PR në organizimin e hakatonit. Përveç kësaj ajo sapo është njoftuar edhe me gazetarinë dhe po i hulumton mundësitë e saj edhe në këtë fushë.

.

Rita Behadini

Gazetare, prezantuese

Rita Behadini është moderatore, gazetare dhe aktiviste e të drejtave të grave. Ajo ka kryer studimet për "Biznes dhe Ekonomi" në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Gjatë studimeve Rita themeloi klubin studentor feminist, nga ku dhe lindi pasioni i saj për të avokuar për të drejtat e grave. Gjatë po asaj kohe ajo u punësua si gazetare në Portalb, për të vazhduar më pas për katër vite karrierën e saj në televizionin Alsat të Maqedonisë. Puna e saj si gazetare ka qenë e orientuar në të drejtat e grave dhe barazinë gjinore. Aktivizmin e saj Rita e vazhdoi duke themeluar Qendrën për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja", ku aktualisht ushtron detyrën e presidentes.

.

Betim Zeqiri

Grafika

Betim Zeqiri është dizajner grafik prej 15 vjetësh. Punët e tij përfshinë video por edhe materiale vizuale të tjera, duke përfshirë edhe pllakate, libra si dhe evente të tjera. Aktualisht punon pranë Tetarit Shqiptar në Shkup dhe TV Alsat. Është i përfshirë edhe në shunë projekte të pavarura. Ka kryer studimet për aktrim.

.

Sefer Selimi

Drejtues projekti

Sefer Selimi është themelues dhe drejtor ekzekutiv i Democracy Lab. Ai ka diplomë në Administrim Biznesi nga Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) dhe MSc në Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës. Ai është një alumni Community Solution Program në SHBA – Program për lidership i Departamentit të Shtetit, zbatuar nga IREX. Gjatë karrierës së tij ai ka punuar si menaxher projektesh për OJQ të ndryshme vendore, duke zbatuar projekte në fushën e transparencës dhe llogaridhënies.

Copyright 2024 - sneak peak